1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi flet pas takimit për dinarin, thotë se pala serbe s’pati ide si të trajtohet propozimi fillestar i Lajçakut

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.

Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Beogradi ka bërë absolutisht gjithçka për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv, ai propozim u vlerësua nga Brukseli, gjegjësisht (përfaqësuesi i BE-së për dialog, Miroslav) Lajçak, si një bazë solide për vazhdimin e bisedimeve, e cila edhe një herë tregoi se ne jemi palë që kujdesemi për zgjidhje përfundimtare”, është shprehur ai.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takua ndaras me kryenegociatorin Petkoviq, dhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img