Site icon PrishtinaPress

Bislimi falendëron Dietz për kontributin dhe mbështetjen financiare nga ana e Luksemburgut

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Bashkëpunimi me shtetin e Luksemburgut, është dinamik dhe frytdhënës, e kjo u riafirmua dhe në takimin e sotëm bilateral. Angazhimi në koordinimin dhe thellimin e mbështetjes nga ana e Luksemburgut për Kosovën në fusha si arsimi dhe shëndetësia vijon intensivisht.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria vlerëson lartësisht kontributin e dhënë nga Luksemburgu si dhe mbështetjen financiare në projekte të ndryshme.

Dy marrëveshjet bilaterale të nënshkruara në muajin korrik të vitit të kaluar, janë vetëm pikënisja e një bashkëpunimi afatgjatë, efikas dhe produktiv. Kosova ofron mundësi të shumta investimi, popullatë me moshë mesatare të re dhe dinamike e cila premton një të ardhme të suksesshme për vendin.

Exit mobile version