12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi e Sveçla e reduktojnë Policinë te komunat në Veri, Kurti e shpall një konkurs për inspektorë

Teksa të enjten zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftuan se të premten vazhdon reduktmi i numrit të policëve të Kosovës rreth komunave veriore edhe për 25 për qind, kryeministri Albin Kurti ka gjetur të merret me diçka krejt tjetër.

Duke e injoruar këtë zhvillim, kreu i ekzekutivit kosovar ka njoftuar rreth një konkursi për inspektorë të tregut.

Kurti pjesën më të madhe të mandatit praktikisht ia ka kushtuar gjendjes në Veri, teksa deeskalimi atje është duke shkuar drejt kulmit, Kurti ka vendosur të merret me konkurse të punës.

”15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut.   Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë”, ka shkruar Kurti ndër tjerash në Facebook, të enjten.

Kujtojmë se zëvendësi i Kuritt, Besnik Bislimi e kishte përfaqësuar Kosovën në një marrëveshje me Bashkimin Evropian përfaqësuar nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja e Bratislavës parasheh edhe reduktimi e forcave policore të Kosovës siç i hap edhe rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri.

Për këtë po hartohet edhe një udhëzim administrativ në mënyrë që të ketë votime në komunat veriore.

Ndërkaq, zyrtarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare po takohen me përfaqësues të Listës Serbe që të marrin pjesë në zgjedhjet potenciale të komunave veriore.

Këto zhvillime nuk po e gjejnë interesimin e kryeministrit për t’u komentuar, përkundër se muajve të fundit zhvillimet në Veri ishin tema kryesore që çuan edhe në ndëshkimin e Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Kurti pasi i kishte fituar zgjedhjet më 14 shkurt 2021 kishte thënë se dialogu është prioriteti i 7 apo 8, poqë e ardhmja kishte servuar diç tjetër – dilaogu e veriu u shndërruan në temat kyqe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img