4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi e Petkoviq takohen nesër në Bruksel

Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet nesër në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, ku do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër.

Kështu deklaroi ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“BE-ja e ka bërë të qartë që do të ketë pasoja, por nuk po punojmë për pasoja, por për zbatimin e marrëveshjes, dy palët duhet të punojnë në marrëveshje për çka janë zotuar. Askush nuk ka parë indikacione në Bruksel se nuk duan ta zbatojnë. Kemi parë deklarata që nuk janë të dobishme. Por jemi duke punuar shumë në Bruksel sidomos zotëri Lajçak dhe ekipi i tij, për të filluar procesin e zbatimit, përsëri të martën e ardhshme është takimi i ardhshëm i parë për këtë çështje për të përkufizuar detajet. Ka një dialog të vazhdueshëm politik për t’i bindur palët e interesuara për ta bërë gjënë e duhur”, ka thënë Rohde.

Stano para disa ditëve kishte thënë se kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord.

Kujtojmë që kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img