Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.
Takimi do të mbahet nesër duke filluar prej orës 09:00.