Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me homologun e tij shqiptar në Maqedoni të Veriut, Arben Fetai.
Në një postim në platformën X, ai ka pohuar se e ka përgëzuar Fetain për pozitën e re.
“Gjatë takimit tonë diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe vazhdimin e ndërtimit të urave të partneritetit”, ka thënë Bislimi.