Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkruar në platformën “X”, për 25 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO’s që rezultoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Bislimi ka thënë se Kosova sot është vend demokratik dhe kërkon anëtarësimin në këtë organizatë.
“Sot ne shënojmë momentin kur NATO ndaloi shtypjen dhe gjenocidin e regjimit të Millosheviqit të Serbisë. 25 vjet më vonë, Republika e Kosovës është një vend demokratik, që kërkon anëtarësimin në organizatë, si realizim i aspiratës dhe orientimit tonë”, ka shkruar Bislimi.