2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Biskota me proshutë dhe patate të ëmbla

Shijoni biskota të bëra në shtëpi duke ndjekur hapat e recetës

Përbërësit:

▪ 1 patate e madhe e ëmbël
▪ 3 luge miell kokosi
▪ 3 vezë
▪ 6-8 rriska proshutë
▪ 1 lugë çaji pluhur për pjekje
▪ ½ lugë çaji pluhur hudhër
▪ kripë dhe piper, për shije

Përgatitja:

Ngrohet paraprakisht furra në 220⁰C. Shpojeni pataten me një pirun duke krijuar vrima të vogla, pastaj vendoseni në furrë për 30-40 min deri sa të zbutet. Pasi të pjekët patatja, temperatura ulet në 190⁰C.

Në një tigan vendoset proshuta deri sa të marrë ngjyrë kafe dhe të jetë krokante, pastaj largohet nga tigani dhe vendoset në një letër për të thithur yndyrën e tepërt. Yndyrën e mbetur në tigan, mund ta përdorni në biskotat tuaja.

Kur patatja të jetë gatuar, qërojeni dhe shtypeni me një pirun deri sa të fitohet një pure prej saj. Pastaj shtoni vezët dhe përzihen mirë me pataten e ëmbël. Në fund shtoni yndyrën e mbetur nga proshuta së bashku me përbërësit e thatë: miell kokosi, pluhur pjekje, hudhër pluhur, kripë dhe piper.

Në vijim, me proshutën dhe me masën e fituar krijohen forma sipas dëshirës. Përbërësit pjekën në furrë për 22-27 minuta, pastaj duhet të pushojnë në mënyrë që të ftohen.

Në fund mund ta lyeni me pak gjalpë të shkrirë, sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img