-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Biserko thotë se synim i Amerikës është zgjidhja e të gjitha konflikteve në Ballkan deri në fund të vitit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke provuar që t’i mbyllin të gjitha konfliktet në Evropë.

Sipas Presidentes së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ky është plani për ta përjashtuar ndikimin rus nga Ballkani.

“Ky është prioritet. Ambasadorët amerikan nga vendet e rajonit janë takuar së fundi në Tiranë dhe kanë diskutuar për këtë çështje. Logjika prapa kësaj politike është e bazuar në besimin që nuk ka mjaft kohë”, është shprehur ajo, për taz.de, përcjell KlanKosova.tv.

“Konfliktet në Evropë dhe mbi të gjitha në Ballkan duhet të zgjidhen deri në fund të vitit, sepse konfliktet kudo janë duke u rritur”.

Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se presioni mbi Kosovën do të vazhdojë të rritet, në veçanti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në anën tjetër, Biserko përmend përpjekjet e vazhdueshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të nxitur konflikt në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img