1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Biserko: Serbia po bën çmos që ta parandalojë hapjen e urës, po keqpërdor serbët në veri përmes Listës Serbe

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se nuk ka asnjë arsye që të mos hapet ura mbi lumin Ibër për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Ajo mes tjerash thotë se Serbia është duke bërë gjithçka për ta parandaluar hapjen e urës duke i keqpërdorur serbët në veri përmes Listës Serbe.

“Ura e Ibrit do të duhej të hapej kohë më parë siç janë hapur tërësisht urat e tjera në Mitrovicë. Ura duhet të shërbejë si simbol komunikimi mes të dyja komuniteteve prandaj edhe duhet të hapet në mënyrë paqësore”.

“Në anën tjetër Serbia po bënë gjithçka për ta parandaluar këtë proces duke e akuzuar Kosovën se po i diskriminon komunitetet dhe në veçanti serbët. Unë mendoj që serbët në veri janë shumë të lodhur dhe të frustruar nga sjellja e Beogradit. E kemi parë përgjatë këtyre viteve se Lista Serbe e kontrolluar nga Beogradi nuk ka punuar në interesin e qytetarëve serbë”, tha ajo për Tëvë1.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, ka folur sërish për çështjen e urës mbi lumin Ibër.

Ai bëri me dije se ky proces nuk mund të zvarritet përjetësisht dhe se ura sipas tij duhet të hapet në koordinim me aleatet ndërkombëtarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img