-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Biserko: Në dialog ishte gjithmonë Kosova që funksionoi, jo Serbia

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Biserko është shprehur se gjatë këtij procesi, ka qenë Kosova ajo e cila gjithmonë ka funksionuar dhe jo Serbia.

Sipas saj, ekziston qasja e ashpër ndaj një aktori më të dobët, por ajo thotë se kjo mund të ndryshojë.

Në këtë proces të dialogut, ishte gjithmonë Kosova, e cila funksionoi, jo Serbia, pavarësisht gjithë konfliktit që ka krijuar disa muaj më parë në Banjskë. Gjithmonë ekziston kjo qasje e ashpër ndaj një aktori më të dobët do të thosha posaçërisht në dialogun e Kosovës me Serbinë. Kjo mund të ndryshojë. Më duhet të them me gjithë këto tendenca negative dhe trendet unë jam ende optimiste sepse ndryshe e gjithë puna që bëjmë të gjithë do të ishte disi e kotë. Kështu që unë ende shpresoj se do të ketë një zgjidhje pozitive për Kosovën dhe gjithë rajonin”, ka thënë Biserko për RTV21.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img