0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Biserko: Banjska, njëra ndër arsyet se pse Vuçiq po përballet me presion të madh

Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka thënë se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, po përjeton një presion intensiv jo vetëm për shkak të akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve të fundit, por edhe si rezultat i sulmit tragjik në Banjskë më 24 shtator të vitit të shkuar, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.

Në një bisedë me “Antena M”, Biserko theksoi se reagimi i shpejtë dhe i vendosur i Perëndimit ndaj këtij sulmi është një tregues i qartë i rëndësisë së situatës.

“Vuçiq është një figurë e cila aktualisht përballët me presion të konsiderueshëm, jo vetëm për shkak të çështjeve të brendshme elektorale, por edhe për incidentin në Banjskë, i cili paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e të gjithë rajonit e madje edhe më gjerë. Reagimi i shpejtë dhe i vendosur i Perëndimit ndaj këtij sulmi është një tregues i qartë i rëndësisë së situatës. Dokumentacioni që u publikua nga qeveria kosovare ishte shumë i hollësishëm dhe bindës. Nga ana tjetër, përkrahja e Rusisë për Serbinë, e cila ka një influencë tejet të fuqishme në disa nga institucionet e vendit, nuk duhet injoruar,” u shpreh ajo.

Gjithashtu, Biserko u ndal edhe tek veprimet e fundit të Parlamentit Evropian, i cili ka votuar pro një Rezolute që kërkon një hetim ndërkombëtar mbi supozimet për parregullsi në zgjedhje në Serbi në dhjetorin e vitit të kaluar, duke shtuar se fonde të caktuara mund të pezullohen nëse zbulohet ndërhyrje direkte shtetërore.

Në lidhje me pritshmëritë për reagimin e Vuçiqit ndaj kësaj Rezolute të PE-së dhe pozicionit të tij mbi zgjedhjet dhe situatën në Kosovë, Biserko sugjeroi se presidenti serb mbetet i përmbajtur duke pritur zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe Europë.

Për çështjen e Kosovës, ajo pohoi se Vuçiq tashmë e ka pranuar efektivisht humbjen e saj përmes Marrëveshjes së Brukselit.

“Pozicioni i Vuçiqit do të zhvillohet në përputhje me rrjedhën e ngjarjeve. Do të merren disa vendime me kohë, pasi ai me siguri nuk do të ndërmarrë veprime të nxituara. Marrëveshja e Brukselit shënon praktikisht dorëzimin e Kosovës nga ana e Serbisë,” vuri në pah Biserko.

Në përfundim të saj, Biserko vuri në dukje se miratimi i Rezolutës nga PE ishte një zhvillim i pritshëm dhe i domosdoshëm në kontekstin moral dhe politik, duke shtuar se shumica e qeverive evropiane, përveç atyre hungareze dhe sllovake, janë në favor dhe ushtrojnë presion për këto çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img