4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bisedë interesante mes profesorit dhe nxënësit për ekzistencën e Zotit (Video)

Një Profesor ateist i Filozofisë po i fliste klasës së tij, në lidhje me problemin që shkenca ka me Zotin e Madhërishëm. Ai i kërkoi një prej nxënësve të rinj kristianë që të ngrihej dhe… Profesori: Ti je i krishterë, apo jo, bir?

Nxënësi: Po, zotëri.

Profesori: Pra ti beson tek Zoti? Nxënësi: Absolutisht, zotëri. Profesori: A është i mirë Zoti?

Nxënësi: Sigurisht.

Profesori: A është zoti i gjithëpushtetshëm?

Nxënësi: Po.

Profesori: Vëllai im vdiq nga kanceri, ndonëse iu lut Zotit që ta shëronte. Shumica prej nesh do të përpiqeshim të ndihmonim të tjerët që janë të sëmurë, por Zoti nuk e bëri. Atëherë, si qenka i mirë ky Zoti? Hë?

(Nxënësi hesht).

Profesori: Nuk përgjigjesh dot, apo jo? Të fillojmë edhe një herë nga fillimi, djalosh. A është Zoti i mirë?

Nxënësi: Po.

Profesori: A është Satanai i mirë?

Nxënësi: Jo.

Profesori: Nga vjen Satanai?

Nxënësi: Nga… Zoti…

Profesori: Saktë. Më thuaj, bir, a ka ligësi në këtë botë?

Nxënësi: Po.

Profesori: Ligësia është ngado, apo jo? Dhe Zoti krijoi gjithçka, apo jo? Eshtë e saktë?

Nxënësi: Po.

Profesori: Atëherë kush e krijoi të ligën?
(Nxënësi nuk përgjigjet).

Profesori: A ka sëmundje? Imoralitet? Urrejtje? Shëmti? Të gjithë këto gjëra të tmerrshme ekzistojnë në botë, apo jo?

Nxënësi: Po, zotëri.

Profesori: Atëherë, kush i krijoi?
(Nxënësi nuk ka përgjigje).

Profesori: Shkenca thotë se keni 5 shqisa, që i përdor për të identifikuar dhe vëzhguar botën që të rrethon. Më thuaj, djalosh, a e ke parë ndonjëherë Zotin?

Nxënësi: Jo, zotëri.

Profesori: Na thuaj a e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?

Nxënësi: Jo zotëri.

Profesori: A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, e ke shijuar Zotin tënd, e ke nuhatur Zotin tënd? A ke patur ndonjëherë ndonjë perceptim shqisor të Zotit?

Nxënësi: Jo zotëri, kam frikë se jo.

Profesori: E megjithatë, ti prapëseprapë beson tek ai?

Nxënësi: Po.

Profesori: Sipas protokolleve empirikë, të testueshëm, të demonstrueshëm, shkenca thotë se Zoti yt nuk ekziston. Ti cfarë ke për të thënë në lidhje me këtë gjë, bir?

Nxënësi: Asgjë. Unë kam vetëm besimin tim. Profesori: Po, besimin. Dhe ky është Problemi që ka shkenca.

(Këtu nxënësi fillon t’i kundërpërgjigjet profesorit).

Nxënësi: Profesor, a ekziston një gjë e tillë si Nxehtësia?

Profesori: Po.

Nxënësi: A ekziston një gjë e tillë si i Ftohti?

Profesori: Po.

Nxënësi: Jo zotëri, nuk ka.
(Në sallën e leksioneve bie heshtja).

Nxënësi: Zotëri, ju mund të keni shumë nxehtësi, edhe më shumë nxehtësi, supernxehtësi, meganxehtësi, nxehtësi të bardhë, pakëz nxehtësi ose aspak nxehtësi. Por nuk kemi asgjë të quajtur i Ftohtë.

Mund të mbërrijmë në temperatura 458 gradë nën zero, që është JONXEHTESIA, por nuk mund të shkojmë më tutje. Nuk ekziston një gjë e tillë si i Ftohti. Ftohtë është vetëm një fjalë që ne e përdorim për të përshkruar mungesën e Nxehtësisë. Ne nuk e masim dot të ftohtin. Nxehtësia është Energji. I Ftohti nuk është e kundërta e Nehtësisë, zotëri, është thjeshtë Mungesa e saj.

(Në sallën e leksioneve vazhdon heshtje e plotë).

Nxënësi: Po errësira, Zotëri? A ekziston një gjë e tillë si Errësira?

Profesori: Po. Cfarë është nata, nëse nuk ka Errësirë?

Nxënësi: Gabohesh sërish, zotëri. Errësira është mungesa e dickaje. Mund të kesh dritë të ulët, dritë normale, dritë të fortë. Por nëse vazhdimisht nuk ke fare dritë, nuk ke asgjë dhe quhet Errësirë, apo jo? Në realitet, Errësira nuk ekziston. Po të ekzistonte, ti do të ishe në gjendje ta bëje errësirën edhe më të errët, apo jo?

Profesori: Atëherë, cfarë po përpiqesh të më thuash, djalosh?

Nxënësi: Zotëri, dua të them se premisa juaj filozofike ka të meta?

Profesori: Të meta? A më shpjegon dot si?

Nxënësi: Zotëri, jo punoni mbi parakushtin e Dualitetit. Ju argumentoni se ka Jetë dhe pastaj ka Vdekje, një Zot i mirë dhe një Zot i keq. Ju e shihni konceptin e Zotit si një gjë të Fundme, një gjë që mund ta masim.

Zotëri, shkenca nuk mundet të shpjegojë as edhe një Mendim. Ajo përdor elektricitetin dhe magnetizmin, por as nuk ka parë, aq më pak të ketë kuptuar gjithësecilin prej tyre. Që të shohësh vdekjen si të kundërtën e jetës, është të jesh injorant ndaj faktit se Vdekja nuk mund të ekzistojë si një gjë e pavarur.

Vdekja nuk është e kundërta e Jetës: është thjeshtë mungesa e saj. Tani më thoni, Profesor, a i mësoni ju studentët se kanë evoluar nga një majmun?

Profesori: Nëse i referoheni Procesit të Evolucionit Natyror, po, sigurisht që i mësoj.

Nxënësi: A e keni vëzhguar ndonjëherë Evolucionin me sytë tuaj, zotëri?
(Profesori tund kokën duke buzëqeshur, teksa kupton se ku po shkon biseda).

Nxënësi: Profesor, askush nuk e ka vëzhguar ndonjëherë procesin e Evolucionit në funksionim e sipër, dhe as nuk mund të provojë se ky proces është një gjë e vazhdueshme. A nuk po jepni mësim opinionin tuaj? A nuk jeni ju, jo një shkencëtar, por një predikues?

(Klasa zien)

Nxënësi: A ka ndonjë në klasë që të ketë parë ndonjëherë trurin e Profesorit?
(Klasa shpërthen në të qeshura).

Nxënësi: A ka ndonjë në klasë që të ketë parë, ndjerë, prekur, nuhatur trurin e Profesorit? Askush, me sa duket. Kështu që, sipas Rregullave të vendosura të Protokollit Empirik, të Qëndrueshëm, të Demonstrueshëm, Shkenca thotë se ti nuk ke tru, zotëri. Me gjithë respektin, si mund t’u besojmë ne leksioneve tuaja?

(Në sallë bie heshtja. Profesori ia ngul sytë nxënësit. Asnjë muskul nuk i lëviz në fytyrë).

Profesori: Ma do mendja që duhet të Besosh që ekzistojnë, bir.

Nxënësi: Pikërisht, zotëri… Ekzaktësisht. Lidhja mes Njeriut dhe Zotit është BESIMI. Kjo i mban të gjithë gjërat gjallë dhe në lëvizje.

Nxënësi quhej Albert Einstein.

Kjo më shumë ka mbetur si legjendë urbane pasi nuk mund të vërtetohet ekzaktësisht se nxënësi ka qenë shkencëtari Anjshtajn por një shpjegim aq logjik dhe i saktë i atribuohet mendjes së tij të ndritur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img