Analisti Halil Matoshi i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, pasi që e njëjta i tregonte përmes mesazheve deputetit të VV-së, Halil Thaçi, duke e udhëzuar si të flas në Kuvend.
Matoshi ka thënë se ky pushtet e ka shndërruar në kult sekretin, duke shtuar se pushteti që ka nevojë me fsheh diçka nga publiku, është pushtet kriminal.
Ai tutje ka thënë se pushtetit iu duhet kohë me mbulu hajninë, pra me vu në mbrojtje të krimit institucional.
Postimi i plotë:
Kultura e sekretit!
Ky pushtet e ka shndrru në kult sekretin.
Dmth. mbështetet në kulturën e sekretit.
Pushteti që ka nevojë me fsheh diçka nga publiku, âsht pushtet kriminal!?
* Sëkëndejmi demokracia kosovare po shndërrohet në despotizëm.
* Prandej nëse Prokuroria e shtetit hesht, për tenderët njiburimor që pushteti po i fsheh nga taksapaguesit, ashiqare merr pjesë në krim.