3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bima magjike, që shëron reumën dhe shumë sëmundje

Hithrat janë të pasura me vitamina C, karotinë, hekur, kalcium, fosfor. Sallatën mund ta përgatitni me majat e pastruara të hithrave duke i lënë për disa minuta në ujë, e kur të ftohet erëzoni me pak vaj dhe disa pika lëng limoni. Nëse më shumë pëlqeni gjellët të përzhitura, atëherë gjethe e copëtuara i përzieni me vezë, erëzoni me piper dhe piqni omëletën. Pos se organizmit i jepni veti të shumta të dobishme, që moti hithrat përdoren si preparat kundër reumës.

Përzieni dy lugë gjethe të thata të hithrave dhe i përzieni me 1/4 l ujë të vluar. E lini të pushojë për 10 deri 15 minuta, procedoni dhe e pini derisa është e vakët, 3 deri 5 lugë në ditë. Edhe rrënjat e hithrave kanë efekt shërues kundër reumës. Për çaj nga hithra merrni 2 lugë rrënjë të thatë përzieni me 1/4 ujë të ftohtë. E ngrohni në zjarr të lehtë. Zieni për një minutë, e lini të pushojë për 10 minuta. Procedoni dhe pini një gotë 3 deri 5 herë në ditë.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img