2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bill Gates prognozon: Pas pandemisë do të ketë për 50 për qind më pak udhëtime me aeroplanë – të punësuarit do të punojnë nga shtëpia

Bill Gates prognozon: Pas pandemisë do të ketë 50 për qind më pak udhëtime me aeroplanë – të punësuarit do të punojnë nga shtëpia

Pas përfundimit të pandemisë së coronavirusit, Bill Gates, prognozon se do të ketë më shumë se 50 për qind më pak udhëtime me aeroplan sesa që ka pasur më herët – e në anën tjetër sipas tij do të rritet përqindja e atyre që do të punojnë nga shtëpia.

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, ka thënë për Business Insider, se pas pandemisë do të ketë për 30 për qind më pak punë nëpër zyre, transmeton Telegrafi.

Themeluesi i Microsoft, konsideron se kompanitë do ta ngritin pragun për udhëtimet zyrtare pas krizës shëndetësore, e takimet private i parasheh që do të mbahen vetëm në raste urgjente.

Kompania e tij Microsoft ka njoftuar muajin e kaluar se do të anulojë të gjitha udhëtimet zyrtare pas pandemisë, dhe se sipas të gjitha gjasave punonjësit e kompanisë nuk do të shkojnë në punë – por do të praktikojnë të punojnë nga shtëpia.

E një model të tillë hibrid tashmë e kanë paralajmëruar edhe kompani tjera nga fusha e teknologjisë informative si Twitter dhe Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img