Themeluesi i Microsoft tha që një vaksinë është ‘mjeti më urgjent që është nevojitur ndonjëherë’.
Miliarderi Bill Gates thotë se jeta mund të mos kthehet në normale për 18 muaj pas pandemisë së coronavirusit.
Themeluesi i Microsoft tha që kriza është “e pashembullt” dhe po tregon se është “shumë e ashpër” – por një vaksinë do t’i japë fund telasheve, transmeton Telegrafi.
Ai e përshkroi një vaksinë si “mjetin më urgjent që ka qenë ndonjëherë i nevojshëm”.
“Ne duam t’i rikthehemi jetës që kishim para coronavirusit. Njerëzit janë duke parë shkatërrimin ekonomik, stresin psikologjik dhe kjo është një gjë kaq e paparë, shumë e ashpër për t’u marrë me të”, u shpreh Gates për BBC.
Gates tha që kishte shumë pak përgatitje përpara pandemisë.
Ai theksoi se mungesa e investimeve do të thoshte se duhet më shumë kohë për të përgatitur një vaksinë – pasi kjo mund të ishte bërë në më pak se një vit me përgatitjen e duhur.