Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka thënë se Ukrainës duhet t’i bëhet mbështetje e fuqishme në luftën e saj me Rusinë.
Ai në dyvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës a theksuar se çmimi i mosveprimit mund të jetë tepër i martë.
“Pas dy vjetësh të guximit dhe qëndresës populli i Ukrainës vazhdon ta mbrojë tokën e vet nga një pushtim i paprovokuar në shkallë të gjerë. Lufta e tyre për liri kundër një armiku të demokracisë ka nevojë për mbështetjen tonë të madhe”, ka shkruar Clinton.
“Kostoja e mosveprimit, për Ukrainën, Amerikën dhe botën, mund të jetë e pallogaritshme”.