Ish-presidenti i SHBA-ve dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton ka arritur tashmë në Kosovë.
Clinton ka ateruar pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ai është pritur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Presidenti Clinton pritet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë pritjes nga presidenti Thaçi, Clinton edhe do të dekorohet.
Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.