Biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë janë shitur brenda një ore.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Zvicrës, për përballjen e cila do të zhvillohet në Basel, me datën 18 nëntor.
33 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në ballafaqimin, i cili do të nis nga ora 20:45.