7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bildt: Strategjia e BE-së i jep Kosovës dhe Kroacisë mundësinë e vetos për anëtarësimin e Serbisë

Në një shkrim autorial të botuar në portalin e Këshillit të Evropës për marrëdhënie ndërkombëtare ecfr.eu, ish ministri i jashtëm suedez dhe njohjes i mirë i politikës në Ballkan, Carl Bildt, shkruan për strategjinë e BE-së për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai përmend tri grupe shtetesh që sipas kësaj Strategjie do të anëtarësohen në BE duke filluar nga viti 2025.

Bildt shkruan për problemin e demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Çuditërisht, demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi është kthyer gjithashtu në një problem madhor. Një marrëveshje është arritur midis Podgoricës dhe Prishtinës, duke ndjekur linjën e Kushtetutës së Jugosllavisë të vitit 1974, por nuk ka qenë e mundur të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës për shkak të kundërshtimit të fortë”, shkruan ai.

Sipas tij, BE-ja ka vendosur kusht për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës të varur edhe nga ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, por deri më tani kjo nuk ka ndryshuar situatën.

“Megjithatë, më kritiket e të gjitha çështjeve të pazgjidhura kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Komisioni thotë se një “normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është urgjent dhe kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalisht të detyrueshme për normalizimin”, si parakusht për Serbinë dhe Kosovën që të përparojnë në “shtigjet e tyre evropiane”.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, shkruan Bildt.

“Mendimi politik në Serbi ende nuk është gati të pranojë njohjen formale të Kosovës si shtet i pavarur, duke kulmar me anëtarësimin në OKB, ndërkohë që opinioni publik në Kosovë nuk ka gjasa të pranojë asgjë më pak. BE vetë është e ndarë në këtë çështje, me pesë shtete anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, vlerëson ai.

Bildt vlerëson se dialogu i BE-së midis Prishtinës dhe Beogradit duket se ka qenë i ngadalshëm viteve të fundit.

Zhvendosja drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse ka të ngjarë të kërkojë një nivel shumë më të lartë të angazhimit të BE-së sesa që është parë deri tani.

Ish shefi i diplomacisë evropiane përmend edhe ndikimin e Rusisë në Ballkan.

“Ndër të gjitha çështjet në tryezë, marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka të ngjarë të jetë më e vështira. Duhet të shtohet se Rusia nuk ka gjasa të përmbahet nga shprehja e mbështetjes së saj për qëndrimin e serbëve në këtë çështje, duke e bërë kështu edhe më të vështirë këtë çështje”, thekson ai.

Nga dy shtetet e “përparuara”, Serbia është qartazi më e rëndësishmja, shkruan ai, transmeton lajmi.net.

“Duke hapur 12 nga 35 kapitujt në procesin e pranimit dhe duke mbyllur vetëm dy prej tyre. Por edhe më kërkues se ky proces është fakt se tani është vendosur një e drejtë e vetos nga Kroacia dhe Kosova për pranimin në BE të Serbisë”, vlerëson Bildt.

Sipas tij, duke zvarritur këmbët për çdo proces në kufirin e Danubit, Kroacia mund të ngadalësojë procesin dhe gjithashtu edhe Kosova mund ta bëjë të njëjtën gjë duke zvarritur bisedimet për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Shkrimi i plotë: http://www.ecfr.eu/article/commentary_balkans_on_track_for_eu_membership_or_stagnation

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img