Site icon PrishtinaPress

Bildt: Serbia një ditë do ta njohë Kosovën

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt në një intervistë për mediumin boshnjak, politicki.ba,  ka thënë se në një moment Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Në një moment, Serbia do të duhet ta njohë Kosovën. Në një moment, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte forcën për një vendim të tillë, por e humbi atë moment. Sidoqoftë, ai e di se ky është çelësi i rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, tha Bildti, shkruan slobodna-bosna.ba.

Diplomati suedez aktualisht është bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, një organizatë jo-qeveritare me ndikim e përfshirë në reflektimin e politikës së jashtme, transmeton Telegrafi.

Ai vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara më në fund kanë filluar të punojnë së bashku, por është i mendimit se perspektiva Evropiane e këtij rajoni nuk ka qenë kurrë më larg.

“Do të doja që SHBA-ja dhe BE-ja të punonin edhe më ngushtë. Kam përshtypjen se Shtetet e Bashkuara janë më të interesuara për çështje që lidhen me Izraelin dhe Kinën, si dhe me dialogun Kosovë-Serbi. Por shpresoj se kjo do të ndryshojë dhe se ata do të mbështesin dialogun e BE më shumë, siç bënin më parë”, tha ai.

Në konstatimin se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për anëtarin e presidencës së Bosnjës, Milorad Dodikun paraqet platformë që e lyps pavarësinë e Republikës Serbe të Bosnjës, Bildt ka thënë se Kosova është shtet i pavarur.

“Sa i përket asaj pike, nuk ka kthim. Dodiku është i vetëdijshëm se nuk ka asgjë sa i përket pavarësisë së Republikës Serbe të Bosnjës. Këtë gjë madje as Serbia nuk do ta pranonte”, ka theksuar Bildt.

Exit mobile version