1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bildi gjerman: 17 kilogramë eksplozivë për ta vrarë Putinin

Agjentët e shërbimit sekret ukrainas u përpoqën ta vrisnin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me një dron kamikaz të ngarkuar me eksplozivë (UAV), por misioni i tyre dështoi pasi UAV-ja u rrëzua disa kilometra larg objektivit, thuhet në një raportim të gazetës gjerman Bild të enjten.

Forcat ukrainase raportohet se lëshuan dronin UJ-22, të ngarkuar me 17 kilogramë eksploziv C4, nga Ukraina të dielën me synimin për të arritur në një pronë industriale të sapondërtuar pranë Moskës, ku Putini do ta vizitonte.

Por përpara se droni vdekjeprurës të arrinte në parkun industrial “Rudnevo”, u rrëzua vetëm pak kilometra larg vendit, pretendoi Bild duke cituar një postim në Twitter nga aktivisti ukrainas Yuriy Romanenko.

Romanenko, i cili pretendon se ka lidhje të ngushta me shërbimet e inteligjencës së Kievit, ka thënë se agjentët e shërbimit sekret ukrainas kishin marrë “informacion” në lidhje me udhëtimin e Putinit në zonën industriale dhe kishin vendosur të lëshonin dronin vdekjeprurës në një përpjekje për ta vrarë presidentin rus.

Ai pretendoi se droni kamikaz që ishte rrëzuar në fshatin Voroskogo, rreth 12 kilometra në lindje të parkut industrial Rudnevo ishte ai që forcat ukrainase kishin nisur si pjesë e komplotit të atentatit.

Në një postim në Twitter të cituar nga Bild, Romanenko ka shkruar: “Putin po afrohemi. Të gjithë e panë lajmin për dronin që fluturoi në Moskë, por nuk shpërtheu? Pra, ky dron fluturoi për një arsye”.

Kievi ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi pretendimet e bëra në Bild.

Eksperti ushtarak i Ukrainës, Sergey Sumlenny, ka thënë se “është e qartë se një goditje e saktë kundër kreut të shtetit rus me një dron kamikaz është një veprim pothuajse i pamundur.”.

Por vetë fakti që një dron i tillë do të arrinte në një vend ku Putin planifikonte të vizitonte është një shuplakë për diktatorin rus.

Putin thuhet se ka frikë nga vrasja që nga pushtimi i Ukrainës, pasi skuadrat e goditjes u dërguan në Ukrainë për ta vrarë presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky në ditët e para të konfliktit.

Putin ka pretenduar më parë se u ka shpëtuar tentativave të shumta për vrasje./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img