2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“BILD” zbulon skandalin: Këshilli i Evropës pritet të emërojë ish-spiunin rus për t’u marrë me Kosovën

Gazeta gjermane “Bild”, ka shkruar sot për një skandal në të cilin mund të përfshihet institucioni i Këshillit të Evropës me seli në Strasburg, në rast se zgjedh që për përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi të zgjedh një ish-spiun që i kishte shërbyer Rusisë.

Bëhet fjalë për Alexei Kondratiew, për të cilin gazeta gjermane ngre pikëpyetje se mund të emërohet i dërguar special për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Në këtë shkrim përmendet një mbledhje të “Komitetit për Politikë dhe Demokraci” të Këshillit të Evropës ku ishte diskutuar për zgjedhjen e një ‘raportuesi’ për Kosovën.

Ky raportues do të ketë detyrë për të informuar Këshillin e Evropës lidhur me zhvillimet demokratike dhe mbi të gjitha për konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për ta bërë këtë janë përzgjedhur gjermani, Peter Meyer, nga CDU, një holandez dhe rusi Alexei Kondratiew (48 vjec).

Kondratiew  ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa që nga qershori 2019 është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë, transmeton Gazeta Express.

Por kush është në të vërtetë Alexei Kondratiew

Kondratiew ka qenë anëtarë i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010, ndërkohë ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rus.

Siç shkruan Bild, ai asnjëherë  nuk e ka mbajtur sekrete qasjen e tij kundër Kosovë dhe qëndrimin pro Serbisë.

Tutje gazeta gjermane shkruan se ka edhe një numër të madh spekulimesh se Kondratiew ishte përfshirë në një skandal në Kosovë përgjatë vitit 2001, kur i dehur kishte shtënë me armë dhe kishte lënduar disa persona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img