2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bild: Shqiptari në Gjermani hynë me thikë në një stacion për të vrarë policë

Raportohet se një shqiptarë i moshës 29-vjeçar ka terrorizuar sot qytetin Linz am Rhein të Gjermanisë.

Sipas Gazetës Bild, raportohet se shqiptari me një thikë të madhe është futur në stacion të Policisë dhe ka kërkuar të vrasë policë gjerman dhe se i njëjti gjatë ter kohës ka thirrur “Allahu Akbar” dhe ka dashur që të vrasë policët në stacion duke tundur hanxharin që mbante në dorë.

Ndër të tjera, në gazetën gjermane raportohet se prokurori i Përgjithshëm i Koblenz-it, Harald Kruse është i bindur për këtë dhe po heton “vrasje të mbetur në tentativë duke sulmuar komisariatin me hanxhar”.

Tutje thuhet se shqiptari, i cili jeton në qytetin e vogël të Linzit (rrethi Neuwied/6500 banorë), kishte shkuar në këmbë drejt stacionit “Am Konvikt” të premten rreth orës 2:40 të mëngjesit.

“Hetimet fillestare kanë zbuluar prova të motivimit radikal islamik nga ana e të akuzuarit,” tha Prokurori i Përgjithshëm.

“Si pjesë e kërkimeve të vazhdueshme në banesë, një flamur i organizatës terroriste jashtë shtetit “Shteti Islamik” u vizatua në një mur”, ka thënë Kruse, raporton Bild.

Gjithashtu raportohet se shqiptari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img