Të dielën, shërbimet sekrete ukrainase dyshohet se u përpoqën të vrisnin Vladimir Putinin me një dron shpërthyes.
Megjithëse prita dështoi, përpjekja thuhet se u mbajt e fshehtë nga autoritetet ruse.
Kështu shkruan tabloidi gjerman Bild.
Pasditen e 23 prillit, një dron UJ-22 me një rreze veprimi deri në 800 km dhe që mbante “30 blloqe eksplozivi C4, për një peshë totale prej 17 kg” dyshohet se u lëshua nga Ukraina.
Objektivi do të ishte parku industrial i Rudnevo, afër Moskës, ku mund të kishte pasur një vizitë nga Putin.
Megjithatë, droni u rrëzua 20 km më parë.
Nuk është e qartë nëse vizita e Putinit në vend ka ndodhur ndonjëherë.