Site icon PrishtinaPress

Bilçik për dialogun: Topi është në duart e Prishtinës, ta zhbllokojë procesin për themelimin e Asociacionit

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimit Bilçik, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se topi aktualisht është në duart e Prishtinës.

Në një intervistë për Demostatin, Bilçik ka thënë se pala kosovare duhet të zhbllokojë procesin që çon në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, është e rëndësishme që dialogu mes palëve të vazhdojë, por thotë që më e rëndësishme se kaq është që ai të sjellë rezultate.

“Siç thashë më herët, topi është shumë në duart e Prishtinës në këtë moment. Prishtina duhet të zhbllokojë procesin që do të çojë në themelimin e Komunitetit të Komunave Serbe, si dhe të bashkëpunojë në gjetjen e një zgjidhjeje praktike, kështu që se zgjedhjet e reja mund të mbahen në veri të Kosovës”, ka thënë Bilçik.

Exit mobile version