8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Bilanci i natës së Vitit të Ri: Tre të plagosur nga plumbat qorr, 11 nga mjetet piroteknike

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri. Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare ndërsa raportohet se bëhet fjalë për lëndime nga plumbi qorr. Të gjitha këto raste janë pranuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Po ashtu, lëndime janë shënuar edhe nga fishekzajrret ku më së keqi e ka pësuar një 8-vjeçare së cilës duhet t’i amputohen gishtat.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Ejup Govori tregoi në detaje për rastet e plagosjes me armë zjarri të cilat janë pranuar në këtë klinikë.

“Gjatë kujdestarisë të kësaj nate kemi pranuar tri raste lëndime me armë zjarri, siç thanë ata, nuk dihet nga ju ka ardhur plumbi, ne i quajmë lëndime nga plumbat qorr. Lëndimet janë në ekstremitete të poshtme, mosha e të plagosurve është njëri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe një vajzë 15-vjeçare… kjo vajza 15-vjeçare është plagosur nga një plumb qorr, kur është bërë rentgeni evidentuar edhe predha në ekstremitet, është trajtuar nga ortopedi edhe predha është nxjerrë nga ekstremiteti. Gjendja e tyre është stabile dhe mundësisht disa lirohem dhe njëri prej tyre pranohet, sipas të gjitha gjasave kjo vajza 15-vjeçare duhet të pranohet për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Govori.

Doktor Gavori tha se kanë pranuar edhe raste të lëndimeve me mjete prioteknike dhe disa prej tyre janë të rënda.

“Ndërsa mjetet piroteknike i kemi gjithsej nga ora 19:00 kur ka filluar ndërrimi i natës kemi pranuar 11 raste me mjete piroteknike kryesisht lëndime në ekstremitete të sipërme dhe lokalizimi është në shuplaka të dorës, ka raste të cilat janë lëndime serioze me incaliditet duhet të amputohen apo t’u hiqen gishtat sepse është lëndimi shumë serioz, ndërsa disa raste të tjera ka nga këto mjeke piroteknike fishekzjarre te cilët lëndimet janë në fytyrë, lëndimet nuk janë serioze por sipërfaqësore, këto raste lirohem pas trajtimit të plagëve besoj lirohen në shtëpi”, tha ai.

Më së rëndi duket gjendja e një 8-vjeçareje së cilës pritet t’i amputohen gishtat e dorës për shkak të lëndimeve nga mjete piroteknike.

“Pak më herët erdhi një vajzë e moshës 8-vjeçare e cila hetohet se ka lëndime jashtëzakonisht të rënda të shuplakës dhe besoj se lëndimet janë shumë serioze ku duhet t’i amputohen gishtërinjtë, invaliditeti është shumë i rëndë”, shtoi ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img