7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Bilanc tragjik, për pesë ditë, katër të vdekur e qindra të lënduar në aksidente trafiku

Katër persona të vdekur e qindra të lënduar është bilanci javor për aksidentet në trafik në Kosovë.

Vetëm të hënën vdiqën dy persona në aksidente.

Një vdiq në Pejë, aksident në të cilin u përfshinë dy vetura dhe një traktor, e ku të lënduar mbetën edhe nëntë persona të tjerë. 

“Pejë 31.07.2023-03:30. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë janë lënduar pasi qe vozitësi i veturës ka humbur kontrollin gjate vozitjes.Ne vendngjarje kane dalur te gjitha njësitet relevante, epika mjekësore ka konstatuar vdekjen e vozitësit, kurse pasagjeri është dhënë ndihma e shpejte dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendngjarje ka dalur edhe prokurori me urdhër të tij trupi i pajetë  dërguar në IML-Prishtinë”, njoftoi policia. 

Në po të njëjtën ditë vdiq edhe një i ri që aksidentalisht ra me veturë në lumin Drini i Bardhë. Në këtë aksident u lëndua rëndë edhe një person tjetër. 

“Pejë 31.07.2023-22:40. Raportohet për një aksident trafiku në me të dy automjeteve dhe një traktori. Përveç dëmeve materiale  lëndime trupore kanë pësuar  tetë persona kosovarë/e . Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejë për tretman mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë , vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.  Me vendim të prokurorit dy drejtues meshkuj  kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi policia. 

Me fatalitet përfundoi edhe një aksident mes një veture dhe një çiklisti. Një 66 vjeçar vdiq në Ferizaj pasi u godit nga një veturë, gjatë kohës sa po e drejtonte biçikletën. 

“Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 02.08.2023 – 13:50. Vozitësja femër  kosovare me veturë nga pa kujdesia, ka goditur biçiklistin mashkull  kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasoj e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi , ndërsa vozitësja  është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia. 

E dje vdiq edhe një e re, në një vetaksident në Skenderaj. Raportohet se e ndjera ka lënë pas dy fëmijë.

“Skenderaj 03.08.2023 – 05:45. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”. 

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dalur sot me një apel për kujdes të shtuar në trafik. 

“Bazuar në fluksin e madh të automjeteve që janë duke qarkulluar në rrugët e vendit, ardhja e bashkatdhetarëve, organizimi i ahengjeve familjare, rrjedhimisht është rritur edhe numri i aksidenteve në trafik, andaj me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimit të aksidenteve APELOJMË të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se tejkalimi i shpejtësisë dhe koha e arritjes në lokacionin ku jeni nisur”, thuhet në apelin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img