8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Bilall Sherifi: Thaçi na i ofroi gjysmën e qeverisë për koalicion (Video)

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka folur për kohën pas zgjedhjeve nacionale kur PDK-ja nuk gjente partner koalicioni.

Ai ka treguar se në atë kohë, Nisma ka pas ofertë nga PDK hiq më pak se udhëheqjen e gjysmës së Qeverisë, por që e refuzuan.

“Premtimi ka qenë që nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në, sepse PDK duhet të kalojë një mandat në opozitë. Ne kemi pas ofertë për gjysmën e Qeverisë dhe nuk shkuam”, tha ai në emisionin InfoBox.

Sherifi foli edhe për çështjen e demarkacionit, për të cilën tha se nuk do të ketë nevojë për gaz e dhunë, që të ndalet.

Mos pasja e votave për ratifikimin e kësaj marrëveshje sipas Sherifit, do t’i humbte legjitimitetin kësaj legjislature.

https://www.youtube.com/watch?v=PEZGfVFes80

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img