Gjatë interpelancës në Kuvend për gjuajtjen me armë të zv.kryeministrit, Bilall Sherifi, nga Nisma i thotë deputetëve të VV-së se nuk kanë të drejtë të shesin moral, pas asaj që ka dalë në publik javëve të fundit…
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet interpelanca e thirrur nga LDK-ja për gjuajtjen me armë e zv.kryeministrit, Dardan Gashi, në odën e Fatmir Limajt. Përderisa më herët Glauk Konjufca i VV-së foli për ndikimin e mishit e rakisë në odë, Bilall Sherifi, në mbrojtje të Gashit, i tha se rakia nuk më e dëmshme se bari, që, sipas tij, përdoret prej deputetëve të VV-së.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk e arsyeton gjuajtjen me armë të zv.kryeministrit Dardan Gashi, por e kupton sepse ai ka dashur të shesë trimëri në një ambient ku ka pasur mish, raki e armë.
E Bilall Sherifi i është kundërpërgjigjur opozitës. Ai tha se nuk e kupton pse po e moralizojnë kaq shumë, kur në partitë e tyre nuk janë më mirë, shkruan Gazeta Express.
“Çka ka dalë prej Vetëvendosjes këto dy-tri javë juve nuk ju lë hapësirë për me moralizu”, ka thënë Sherifi.
Ai i ka përmendur të gjitha akuzat që kanë dalë nga Vetëvendosja, e që, sipas Sherifit, kanë treguar fytyrën e vërtetë të partisë që po moralizon në Kuvend.