3.3 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

spot_img

BIK-u ther kurbanet në Hungari

Me paratë që i kanë dorëzuar kosovarët në Bashkësinë Islame të Kosovës janë therur mijëra kurbane. Por, BIK-u nuk ka therur kurbanet në Kosovë, por në Hungari. Kjo sipas zyrtarëve të Bashkësisë Islame ndërlidhet me sëmundjen gungore të kafshëve. Por, në AVUK thonë se Kosova ka mjaft thertore të licencuara që do ta kryenin këtë punë
Bashkësia Islame e Kosovës sivjet të gjitha paratë që i ka grumbulluar për therjen e kurbaneve i ka shpenzuar në shtetin e Hungarisë, shkruan Zëri.
Kjo, pasi brenda BIK-ut është vendosur që therja e mijëra kurbaneve të bëhet në shtetin e Hungarisë, për shkak të pasigurisë për të bërë therjen e kurbaneve në Kosovë pas përhapjes në vend të sëmundjes gungore të lëkurës te gjedhet ose ndryshe e njohur si Lumpy Skin Disease (LSD).

Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda BIK-ut, të cilat thonë se arsyeja e therjes së kurbaneve në Hungari ndërlidhet pikërisht me sëmundjen e kafshëve. “Atje është gjetur një thertore e specializuar dhe aty është bërë therja e kurbaneve”, thotë burimi i gazetës pa dashur që emri t’i përmendet në gazetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img