Site icon PrishtinaPress

“Bija ime shpirti ytë qoftë i xhenetit“, kjo është shqiptarja që u vra në Itali, reagon babai i saj

Është bërë i ditur identiteti 28-vjeçarës shqiptare, e cila u vra me armë zjarri nga ish i dashuri i saj, në orën 02:00 pas mesnate në qytetin e Savonas.

Sipas mediave italiane, viktima quhet Danjela Neza. Ndërsa, ish-partneri i saj është identifikuar si Safayou Soë, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.

Së fundmi, në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe babai i saj, Shaqir Neza.

“Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza ,28 vjece. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit“, u shpreh ai në reagimin e tij.

Kujtojmë se konflikti në mes dyshes nisi kur shqiptarja 28-vjeçare donte të ndahej nga 27-vjeçari. Në sherr e sipër, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ra e vdekur në tokë. Pas vrasjes, ai kishte telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar, duke pohuar se shkak ka qenë fundi i lidhjes së tyre. Gjithashtu, mediat vendase bëjnë të ditur se shqiptarja jetonte prej vitesh në Itali dhe punonte në sektorin e kateringut.

Exit mobile version