Big Mama ka rrëfyer për herë të parë arsyet që e çuan drejt ndarjes nga partneri, me të cilin kishte një vit lidhje.
E ftuar në një emision Big Mama tregoi se ka rilindur pas këtij operacioni pasi hoqi dorë nga shumë gjëra.
“Kam hyrë me këmbët e mia në operacion. Filmova edhe veten, po kisha frikë. I thoja vetes: ‘Po sikur të vdes’? Çdolloj mendimi të vjen në atë moment. Por tani kam rilindur. Më është ndryshuar komplet jeta. E kam lënë cigaren, kam lënë alkoolin, kam lënë ushqimin, kam lënë dashnorin, të gjitha i kam lënë”, u shpreh Big Mama.
Këngëtarja foli edhe për ndarjen duke u shprehur se, ndarja erdhi pasi ajo dhe partneri nuk gjetën një gjuhë të përbashkët dhe nuk funksionoi.
“E përjetova një lidhje, i tregova të gjithëve sepse kjo lidhje ishte më serioze, e dinte edhe familja ime. Ishim në një lidhje gati 1-vjeçare, e pamë që nuk funksiononte, nuk patëm gjuhë të përbashkët, ishim tipe të ndryshme dhe vendosëm t’i japim fund kësaj lidhje”, tha Big Mama.