3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bieseda Kusari-Radjoçiq, Mustafa: Ftojmë prokurorinë e shtetit të hetojë këtë rast

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se “biseda klandestine mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit zbulon aleancat e dyshimta dhe agjendat e fshehura që dëmtojnë interesat tona kombëtare”.

Sipas tij, ky rast “hedh poshtë parimet e VV-së të deklaruara deri më tani, duke qitur në pah se pas dyerve të mbyllura”

Reagimi:

Kjo bisedë klandestine mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit zbulon aleancat e dyshimta dhe agjendat e fshehura që dëmtojnë interesat tona kombëtare. Është e habitshme të shohësh shefen e deputetëve të Vetëvendosjes, një parti që ka gojën plot “patriotizëm”, “transparencë” e “integritet”, të koordinohet afërsisht me një figurë famëkeqe kriminale që ka cenuar interesat, integritetin dhe sovranitetin e Republikës sonë. Ky rast hedh poshtë parimet e tyre të deklaruara deri më tani, duke qitur në pah se pas dyerve të mbyllura, Vetëvendosje janë të gatshëm të komprometojnë vlerat e tyre dhe interesat kombëtare për interesat e tyre politike dhe kushedi çfarë interesa tjerë.

Ftojmë prokurorinë e shtetit të hetojë këtë rast me urgjencën dhe prioritetin më të lartë, pasi që interesat tona kombëtarë janë shtruar tani më me një terrorist të konfirmuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img