-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Biesda Kusari-Radojçiq, Selmanaj: Kusari ka bërë diçka të tillë me lejen e Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar bisedën e publikuar nga Nacionale mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryeterroristit të sulmit në Banjskë, Milan Radojiçiq.

Sipas tij, partia në pushtet ka ndërtuar një narrativë tjetër nga ajo që është në të vërtetë.

“Fatkeqësisht po duhet të dalin momentet të tilla për t’i shpërfaqë, për të nxjerrë fytyrën e vërtetë. Kjo është keq për Kosovën. LVV ka ndërtu një narrativë tjetër nga ajo që është. Tash po tregojnë që s’e kanë problem me bashkëpunu me askënd. Kanë rënë në grackën e vetë”, ka thënë Selmanaj në “Frontal” në T7.

Ai theksoi rëndësinë e publikimit të të gjithë bisedës për të parë se për çfarë ka biseduar Kusari-Lila me personin që SHBA e ka futur në listë të zezë.

“Dolën vetëm pak sekonda. Është me interes që të dalë e gjithë biseda”, ka deklaruar Selmanaj.

“Jam i bindur që Mimoza Kusari ka bërë diçka të tillë me lejen e Kurtit”, tha ai më tej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img