Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri.
Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.
Dy persona janë arrestuar së fundi, pasi dyshohet se bënë kërdi me vjedhje nëpër shitore të ndryshme në Rajonin e Prishtinës.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se dy të dyshuarit janë intervistuar për gjashtë raste të vjedhjeve.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Vjedhje’ dhe njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri do të hetohet në liri./PrishtinaPress/