Site icon PrishtinaPress

Bien këmbanat e dasmës, martohet një çift në kampin e refugjatëve në Rafah

Më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë grumbulluar tani në qytetin e vogël të Rafahut, pranë kufirit egjiptian, për t’u shpëtuar bombardimeve izraelite.

Ata po jetojnë në një kamp refugjatësh, ku ka qindra rreshta çadrash të improvizuara, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht kushteve të zymta, jeta vazhdon, ku një çift u martuan pikërisht aty, në kamp.

Dhëndri palestinez, Mohammed Al-Ghandour dhe nusja e tij, Shahad, mbajtën ceremoninë e tyre të dasmës në një tendë të bardhë të kompletuar me një fustan nusërie të bardhë me të kuqe, disa dekorime dhe të ftuar që i bashkoheshin çiftit.

Exit mobile version