1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bielamowicz: Von Der Leyen dje qëndroi në shtetin që mbështet çetnikët, mohon gjenocidin, mbrojnë luftën e Rusisë në Ukrainë

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, e ka komentuar pak më ndryshe vizitën e djeshme në Serbi të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Sipas këtij analisti, vendi të cilin dje vizitoi von der Lejen është po ai vend që në zondazhet e shumta, dalin pro Rusisë, mohojnë gjenocidin e Srebrenicës dhe nuk i vendosin sanksione Rusisë e cila vazhdon të kryejë luftë të ashpër në Ukrainë.

“Në Serbi, vendi që Viola Von Cramon sapo ka vizituar dhe dëshiron të shohë si pjesë e BE-së: ▪️ 68% janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë, ▪️ 52% pretendojnë se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë, ▪️ 39% mbështesin Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, ▪️ 29% mbështesin çetnikët, bashkëpunëtorët e nazistëve të Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Bielamoëicz në platformën X.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen i bën thirrje Serbisë të zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një vizite dje në Beograd, liderja e komisionit deklaroi për se “sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe autoritetet duhet të vendosin autorët para drejtësisë. Kjo është vendimtare që të dyja palët të angazhohen në rrugën e normalizimit”.

Gjithashtu, Von der Leyen theksoi se Serbia duhet ta mbështes statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosove, si dhe Kosova duhet ta zbatojë atë.

E pyetur edhe mbi njohjen de-facto të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ajo u shpreh se kjo është e përfshirë në marrëveshjen e Ohrit e cila u arrit në mars midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së dhe se kjo marrëveshje përfshin hapa të ndryshëm si njohjen e dokumenteve të Kosovës në Serbi.

Von der Leyen tha se kjo shkon edhe me themelimin e Asociacionit, të cilën Kosova duhet ta zbatojë. “Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img