2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bieber për deklaratën e Gjuriqit: Mirë që nuk e përfshiu popullsinë e Kosovës në numrin e qytetarëve të Serbisë

Eksperti për Ballkanin, Florian Bieber ka ironizuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, i cili pas një takimi me përfaqësues të Institutit italian të Çështjeve Ndërkombëtare, tha se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të nënkuptonte “lidhje të qëndrueshme strategjike”.

“Ky është një angazhim për një miqësi të qëndrueshme, partneritet dhe qasje të përbashkët ndaj çështjeve globale. Si një komb prej 7 milionë banorësh që i bashkohet një grupi prej më shumë se 400 milionë banorësh, për vendin tim do të thotë të bëhem gati për ta zënë vendin e barabartë në familjen e kombeve evropiane dhe të përballemi së bashku me sfidat globale”, tha Gjuriq pas takimit.

Pikërisht fakti i përmendur për “7 milionë banorë”, i ka bërë përshtypje politologut dhe profesorit në Universitetin e Grazit, Florian Bieber.

“Më vjen mirë që nuk po e përfshin popullsinë e Kosovës në numrin e qytetarëve të Serbisë. Batutat mënjanën, është mëkat që ai është pritur në institucione si Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare, ndërsa ai dhe qeveria e tij sulmojnë kritikët (përfshirë mua) dhe nuk u japin hapësirë ​​brenda vendit”, shkroi Bieber në X.

Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare (Istituto Affari Internazionali – IAI) është një institut prestigjioz italian, organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 1965 dhe renditet ndër 20 grupet më të mira të mendimit global për politikën e jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img