1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Bieber flet për marrëveshjen e Serbisë për litiumin: Me këtë qasje zgjerimi i BE-së ka vdekur

Profesori në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, ka folur rreth lidhjes së marrëveshjes në mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë në lidhje me litiumin.

Bieber ka thënë se kjo marrëveshje më shumë u shërben interesave të BE-së sesa vlerave të saj.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së “ka vdekur”.

“Mesazhi do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje që i shërben BE-së është më e rëndësishme se vlerat. Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur”, ka shkruar ai në X.

Profesori universitar përmendi edhe protestat e vitit 2021 që ndaluan përpjekjet për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium dhe me bateri. Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq nënshkruan dje në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike”, shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img