12.2 C
Pristina
Monday, March 10, 2025

Buy now

spot_img

Bieber dhe Gomez sërish armike? Fansat kritikojnë ashpër sjelljen e Haileyt

Rrjeti është përfshirë nga diskutime të nxehta pasi Hailey Bieber pëlqeu një video në TikTok, ku një përdoruese tallte me një set fotografik të realizuar nga Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco.

Krijuesja e videos, e njohur me llogarinë @courtneypresto, ndau një “screenshot” të postimit të pëlqyer nga llogaria e verifikuar e Hailey-t.

Në postimin e datës 14 shkurt, @courtneypresto kritikoi Selenën për setin e saj fotografik, ndërsa vlogerja theksoi se ishte edhe më shqetësuese fakti që Hailey e kishte pëlqyer videon, duke lënë të kuptohet se ajo miratonte talljen ndaj Gomez.

Ky veprim ka ngritur dyshime mbi marrëdhënien mes Hailey dhe Selena, duke e bërë shumë të dukshëm rivalitetin mes tyre.

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me përdoruesit që kanë kritikuar ashpër modelen për këtë veprim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img