TikTok ka rënë nga sistemi, ku shumë përdorues nga e mbarë bota nuk kanë arritur të qasen në aplikacion.
Sipas DownDetector, ueb-faqe e specializuar në monitorimin e probleme të tilla, ka raportuar fillimisht për këtë rënie të TikTok.
Pothuajse mbi 3 mijë ankesa janë regjistruar, ku shumica e përdoruesve nuk kanë mundur të qasen në rrjetin social, që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.
Në një total prej 53 për qind të përdoruesve, kanë pasur probleme të ngjashme, ndërsa 32 tjerë me “feedin” dhe 15 për qind me lidhjet e serverit.