4.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Bie sërish prodhimi i energjisë elektike

KEDS/KESCO njofton se është reduktuar sërish prodhimi i energjisë elektrike. Në punë janë vetëm njësitë B2 dhe A4, ndërsa për më tepër, kjo e fundit po punon me kapacitete të reduktuara.

“Pra, nga 4 blloqe sa do të duhej të ishin në funksion, po punohet më me pak se dy. Prodhimi total për momentin është 350 MËh nga 670MËh sa ishte planifikuar. Sot është dashur të kthehet edhe njësia B1, por kjo nuk ka ndodhur. Kjo ka bërë që të krijohen vështirësi në furnizim me energji elektrike”, ka thënë KEDS në një njoftim për media.

KEDS/KESCO thotë se është duke importuar sasi të konsiderueshme që shkon deri në 465 MËh, “por kjo sasi nuk po mjafton”.

“Po bëjmë maksimumin që të sigurohet sasi shtesë, por është shumë e vështirë, pasi ka mungesa të mëdha edhe në rajon”, potencon KDES-i në njoftim.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë e cila është krijuar nga devijimi i prodhimit të planifikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img