5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bie qeveria holandeze, shkak mosmarrëveshjet për politikat e azilit

Bie qeveria holandeze për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive të koalicionit mbi politikat e azilit.

Të katër palët nuk arritën të gjenin marrëveshje në bisedimet e krizës të kryesuara nga kryeministri Mark Rutte, shkruan BBC.

Qeveria u krijua një vit e gjysmë më parë, por partitë janë diametralisht të kundërta për politikën e migracionit prej disa kohësh.

Zgjedhjet e reja do të mbahen ndoshta në vjeshtë.

Zyra e Rutte nuk e ka konfirmuar ende rrëzimin e qeverisë, por tha se ai do të fliste me gazetarët pas mbajtjes së një takimi urgjent të kabinetit rreth orës 21:30 me orën lokale.

Partia e tij konservatore VVD ishte përpjekur të kufizonte fluksin e azilkërkuesve, por partnerët e rinj D66 dhe Unioni i Krishterë refuzuan të mbështesin propozimet, thonë mediat.

Një propozim për të kufizuar hyrjen e anëtarëve të familjeve të refugjatëve në Holandë shkaktoi tension të veçantë.

Rutte, 56 vjeç, është kryeministri më jetëgjatë i vendit dhe ka qenë në detyrë që nga viti 2010. Qeveria aktuale – e cila mori detyrën në janar 2022 – është koalicioni i tij i katërt.

Ai ka qenë nën presion për migrimin për shkak të rritjes së partive të ekstremit të djathtë si PVV e Geert Wilders.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img