2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Bie numri i shkurorëzimeve në Kosovë

Gjatë vitit 2022 ka pasur më pak çifte të cilat kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës,  gjatë vitit 2022 janë regjistruar 2 mijë e 088 raste të shkurorëzime, e që është numër më i vogël, krahasuar me vitin 2021 ku numri i shkurorëzimeve ka qenë 2 mijë e  160.

Sipas statistikave të ASK-së në vitin 2022, janë regjistruar 2 mijë 088 shkurorëzime.  Prizreni prin me numrin më të madh të shkurorëzimeve gjatë vitit 2022, me 209 raste ose 10 përqind, pasuar nga Gjakova me 172 raste ose 8,2 përqind , Ferizaj me 145 raste ose 6,9 përqind.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt (4) me 9,1% e të shkurorëzuarve..

Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img