Vetëm muajin e fundit Qendrat e Mjekësisë Familjare u “vërshuan” nga mijëra qytetarë të prekur nga gripi sezonal. Tani, gripi që u raportua se morri përmasa të epidemisë, e që manifestohej me kollitje, ethe, lodhje ka shënuar rënie.
U.D i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Rrezart Halili, thotë se momentalisht kjo situatë është pak më mirë pasi që numri i pacientëve të prekur nga gripi është në rënie e sipër.