Site icon PrishtinaPress

Bie numri i kosovarëve që i bashkohen ISIS-it

Numri i shtetasve të Kosovës, të cilët kanë tentuar të shkojnë në vend-luftimet e huaja, në Siri dhe Irak, por që janë arrestuar nga organet e rendit, gjatë këtij viti ka shënuar rënie.
Të paktën, kështu vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe njohësit e rrethanave të sigurisë në vend, në rubrikën e përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e lirë.
Sipas tyre, faktorët që kanë ndikuar për rënien e këtij numri, janë të ndryshëm.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i shtetasve të Kosovës, të cilët gjatë këtij viti janë parandaluar të shkojnë në zonat e konfliktit, është shumë më i ulët se sa në vitet e kaluara.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim edhe me agjencitë tjera të sigurisë në vend dhe ato ndërkombëtare, ka arritur që ta parandalojë një numër të caktuar të personave, gjatë tentimit të tyre për të shkuar në zonën e konfliktit. Nga viti 2012 deri në vitin 2015 janë rreth 40 persona, përderisa në vitin 2016, deri në këtë periudhë janë 5 të tillë”, thotë zëdhënësi Hoxha.
Exit mobile version