Një person është rrëzuar nga një çati në Vushtrri derisa ishte duke punuar.
Punëtori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një çati, është rrezuar dhe ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës.
Rasti është duke u hetuar.