0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Bie një pjesë e madhe e internetit në botë

Amazon ka treguar në një deklaratë se shërbimi i saj cloud është prekur nga një dështim i pjesshëm në platformën për hosting, duke prekur një numër të madh të shërbimeve në internet dhe shumë media, transmeton koha.net.

“Ne jemi duke punuar për të rregulluar këtë problem në Amazon S3 në SHBA-në lindore”, ka thënë Amazon për shërbimin e saj për ueb faqe.

Slack, Trello, Splitwose dhe Medium janë disa ka shërbimet e internetit më të famshme që janë prekur.

Besohet se një nga qendrat e të dhënave më të mëdha të saj në Virginian veriore është përgjegjëse për këtë problem, i cili ka prekur të gjithë nga Expedia e deri te shërbimet e sigurisë së SHBA e te komisionet e këmbimit.

“Disa artikuj tanë janë publikuar pa foto për shkak se sistemi ynë i fotografive është në Amazon” , ka thënë kryeredaktori i ueb faqes teknologjike, The Verge, transmeton koha.net.

“Kjo është një ndërprerje goxha e madhe” ka thënë Dave Bartoletti, që është një analistë i cloud në Forrester, për USA Today.

“AWS nuk është se ka shumë ndërprerje, por kur ajo ndodh, bëhet shumë problem i madh.

Njerëzit ende janë duke folur për ndërprerjen e shtatorit të 2015-ës, e cila zgjati 5 orë.

Aty ka të dhëna rreth 3 apo 4 trilionë të ruajtura ”, ka shtuar ai.

Amazon është lider në shërbimin cloud, pasi kanë mbi 40 për qind të tregut botërorë, sipas një raporti të fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img